Ami feston ditëlindjen me gjeste të ëmbla nga bashkëpunëtorët

Bota e Yjeve

Ami feston ditëlindjen me gjeste të ëmbla nga bashkëpunëtorët

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:03
Amarda Toska

Ditëlindja e 39-të e ka gjetur Amarda Toskën mes shumë urimesh e fjalësh të ëmbla të shkruara nga stafi i saj i punës që kanë vendosur ta surprizojnë duke i lënë këto shënime në zyrën e saj.

Ami ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku duken tollumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë speciale për të.

“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, ka shkruar Amarda krah videos.

Më tej ajo ka ndarë edhe disa urime nga miq e të afërm të tjerë të saj, ndonëse nuk ka zbuluar se si e ka festuar ditën e sotme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat