Nuk ka më trupin e një modeleje, por pas lindjeve aktorja ndihet krenare dhe ka dy fjalë për të gjitha nënat

Bota e Yjeve

Nuk ka më trupin e një modeleje, por pas lindjeve aktorja ndihet krenare dhe ka dy fjalë për të gjitha nënat

Më: 12 mars 2021 Në ora: 00:02
Jennifer Garner

Jennifer Garner thotë se ajo e pranon dhe e do trupin e saj të ndryshuar pasi solli në jetë tre fëmijë.

Aktorja e famshme u shfaq në podcastin “Happy Mum, Happy Baby”, ku ajo i tha drejtueses Giovanna Fletcher se përkundër asaj që njerëzit mund të mendojnë, ajo nuk ka një trup që i rikthehet formave të para lindjes, sipas “CNN”.

“Ka disa gra të pabesueshme, trupat e të cilave, pa marrë parasysh sa fëmijë kanë, u rikthehen formave të tyre të holla, pa bark,” tha Garner. “Është e pabesueshme. Unë kam kaq shumë mikesha që kanë atë fizik dhe jam shumë e lumtur për to. Unë nuk jam një prej tyre. Ky nuk është rasti im.”

Image

Garner, e cila ka vajzat Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 dhe djalin, Samuel, 9 vjeç, me ish-burrin Ben Affleck, tha se për pjesën tjetër të jetës së saj ajo do të duket si një grua që ka lindur 3 fëmijë dhe kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

“Unë mund të punoj me të vërtetë shumë dhe mund të jem me të vërtetë në formë, pastaj përsëri do të dukem si një grua që ka lindur 3 fëmijë, dhe gjithmonë do të jetë kështu,” tha ajo.

Ajo gjithashtu adresoi thashethemet e vazhdueshme rreth një shtatzënie të katërt, duke i mohuar përfundimisht.

Image

“Kjo gjë po vazhdon të ndodhë. Unë jam 48 vjeçe dhe jam beqare. Megjithatë thashethemet sërish vazhdojnë”, tha ajo, duke shtuar, “Është thjesht një trup. Jini mirënjohës për të. Ju solli deri këtu. Ka sjellë në jetë një fëmijë për ju. Çfarë dëshironi tjetër? Oh, Zot!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat