Pasi vendosi të mos shkonte në kolegj, babai i aktores së “Fifty Shades of Grey” nuk i dha më asnjë qindarkë! Ja ç’ndodhi me jetën e Dacota Johnson

Bota e Yjeve

Pasi vendosi të mos shkonte në kolegj, babai i aktores së “Fifty Shades of Grey” nuk i dha më asnjë qindarkë! Ja ç’ndodhi me jetën e Dacota Johnson

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:17
Dakota Johnson dhe Don Johnson

Ylli i “Kinves Out”, Don Johnson, vendosi që t’i mbulonte financiarisht fëmijët e tij vetëm me një kusht, që të shkonin në shkollë.

Mirëpo, vajza e tij, aktorja e njohur e Hollywood-it, Dacota, mendonte ndryshe, prandaj vendosi të mos shkonte në kolegj, siç babai i saj 71-vjeçar tregoi teksa ishte i ftuar në “Late Night”, shkruan “Mirror”.

Babai i pesë fëmijëve, tregoi se si vajza e tij, e dyta në radhë nga fëmijët, i kishte thënë dikur: “Oh, jo! Nuk do të shkoj në kolegj!”

Kjo përgjigje e aktores do të thoshte vetëm një gjë për babanw e saj, që financat për të do të ndërpriteshin.

Don tha se vajza e tij ishte shumë e vendosur dhe i kishte thënë se do t’ia dilte vetë dhe se askush nuk do të thoshte që ajo nuk arriti dot suksesin.

Ai pranoi se në fillim, aktorja nuk i tregoi se si mendonte që të krijonte të ardhura.

Vetëm disa javë më vonë, ai mësoi se vajza e tij ishte bërë pjesë e kastit të filmit “The Social Network”.

Dakota fitoi një rol të vogël në filmin fitues të çmimeve në 2010-ën për jetën e themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe që prej asaj kohe është bërë një personazh i rëndësishëm në Hollywood.

Ajo mori edhe më shumë vëmendje kur luajti rolin kryesor në “Fifty Shades of Grey” përkrah aktorit Jamie Dornan.

Ndër të tjera, Don tha se tashmë vajza e tij nuk e telefonon më për të marrë këshilla.

Dacota po shijon një romancë dashurie me këngëtarin Chris Martin prej tre vitesh dhe së fundmi është raportuar se çifti kanë blerë bashkë një shtëpi në Malibu prej 9 milion paundësh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat