Më të dashuruar se kurrë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen krah njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Më të dashuruar se kurrë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen krah njëri-tjetrit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:39
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj po përjetojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit.

Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, dyshja janë bashkë dhe shumë të lumtur. Këtë na e ka treguar edhe mbrëmë moderatorja, e cila ka postuar disa imazhe sa të ëmbla, aq edhe gazmore me aktorin e humorit.

Në imazhin e parë bardh e zi të publikuar në Instastory nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”.

Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat