Dy muaj pas celebrimit merr fund historia e Kiara Titos me Butrint Imerin, gjyshja rrëfen shqetësimin për fatin e mbesës

Bota e Yjeve

Dy muaj pas celebrimit merr fund historia e Kiara Titos me Butrint Imerin, gjyshja rrëfen shqetësimin për fatin e mbesës

Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:27
Kiara Tito

Vetëm dy muaj pasi moderatorja Kiara Tito celebroi lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e saj të lindjes, ajo deklaron publikisht se historia tashmë ka marrë fund dhe ajo është beqare.

Në programin “Abc e Pasdites” , ajo rrëfeu detaje ekskluzive për jetën private dhe spektaklin e ri që titullohet “Style Star”. Kiara tregoi se pjesëmarrëset janë vajza të cilat garojnë me njëra-tjetrën, ndërsa juria përbëhet nga Niko Komani dhe Miranda Dupi, dhe një i ftuar special.

Sa u takon projekteve të tjera, Kiara tha se “Doktor Plastik” do të jetë pjesë e ekranit shumë shpejt. Në këtë intervistë, Kiara u surprizua nga mesazhi i gjyshes, e cila përveç përgëzimeve, kishte edhe një kërkesë për mbesën e saj, duke shprehur kështu publikisht shqetësimin për fatin e mbesës, pasi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë e problematike me Butrint Imerin.

Image

Mesazhi i gjyshes përloti moderatoren, e cila tregoi që gjyshja është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj, por edhe që është në brendësi të jetës së saj private.

Gjyshja në video i kërkoi Kiarës të gjente një partner, ç’ka la të nënkuptohej se ajo tashmë jo vetëm i ka dhënë fund lidhjes problematike me këngëtarin Butrint Imeri, por edhe s’ka asnjë shans për t’iu rikthyer lidhjes me të.

“Çfarë ishte kjo! Këtë s’e prisja. Në këtë program janë realisht surpriza, jo nga ato të stisurat. Më kujtohet që para disa ditës Leta (mesa duket kur ju i keni kërkuar për këtë surprizë) ishte krehur, rregulluar dhe i thashë: ‘Ku po shkon ti?’. Më tha: ‘Ja leva një çikë flokët, kështu për qejf!’”, tregoi Kiara në program.

Kur u pyet për statusin e saj, nëse është në një lidhje ose jo, Kiara u shpreh: “Ka kohë për këtë pjesë. Nëna kam përshtypjen se do të më mbash edhe për ca kohë, nuk të shqitem kollaj. Nuk jam në një lidhje për momentin.”

Gjatë intervistës mësuam se tre këngëtarët më simpatikë për Kiarën janë Ledri Vula, Ermal Fejzullahu e Robert Berisha, teksa mësuam se s’ka asnjë këngë të preferuar të Butrint Imerit, duke lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore.

Ky rrëfim i Kiarës për statusin e saj vjen 2 muaj pasi ajo e ngjiti në një tjetër nivel lidhjen, pikërisht në 25-vjetorin e saj. Pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19, prezantuesja Kiara Tito mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar, duke festuar 25-vjetuarin e ndërkohë duke “celebruar” lidhjen e vjetër me këngëtarin Butrint Imeri.

Ajo organizoi një festë që kishte si tematikë “tropical vibes”. Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me ngjyra, plot shkëlqim e me personazhe të njohur. Ishin pikërisht këta të fundit, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk mungoi Butrint Imeri me këngët e tij e në një prej videove të postuara nga Niko Komani shfaqej Kiara duke kërcyer.

Në sfond ishte kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur, duke dhënë mesazhin se ajo tashmë ishte rikthyer në lidhjen e vjetër por problematike me Butrintin, pas flirtit të përfolur me Young Zerkën.

Por nuk zgjati shumë dhe dukej se Kiara ishte rikthyer sërish te dashuria e vjetër me Butrint Imerin.

RRËFIMI I KIARA TITOS PËR BUTRINT IMERIN: ISHTE NJË LIDHJE TOKSIKE

Prezantuesja dhe këngëtari Butrint Imeri për mbi dy vite u përfolën për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kanë folur hapur, përveç Kiarës, e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një “lidhje toksike”.

E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, ata i hodhën pas krahëve mosmarrëveshjet si fillim para disa muajsh, pasi ndodheshin me pushime çift në plazhin e Dhërmiut në verë.

U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory” nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”.

E ndonëse nuk e pranuan se kanë pasur një lidhje, Kiara dhe Butrinti u kapën mat në verë. Çifti ishte me pushime në Dhërmi dhe fotot në rrjetet sociale zbuluan se ndodheshin në të njëjtin vend.

Kiara publikoi në “Instastory” foto nga plazhi, siç ka bërë më pas edhe Butrinti, një postim i koduar ky që përdoret shpesh nga personazhet e njohura kur duan të tregojnë se janë bashkë.

Image

Burime pranë çiftit treguan se ata i kishin dhënë edhe një shans tjetër njëri-tjetrit, për t’u shkëputur më pas e për t’u rikthyer këtë fillim vit, rikthim që zgjati vetëm dy muaj pasi ja ku janë sërish të ndarë. Një rrëfim për këtë histori Kiara e bëri në “Instagram”.

“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë në histori toksike dashurie. Ja te jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat.

Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.

Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur Butrint Imeri. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re gjatë pushimeve në Greqi.

Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë.

E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi.

Prezantuesja shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten.

Në “Instastory” Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë.

“2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo.

E pas një lidhjeje në distancë me disa ndarje e ribashkime me Butrint Imerin, ja ku e keni sërish Kiara Titon beqare në kërkim të shpirtit binjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat