Alex Rodriguez ribashkohet me të fejuarën Jennifer Lopez në Republikën Dominikane mes aludimeve për ndarjen e tyre

Bota e Yjeve

Alex Rodriguez ribashkohet me të fejuarën Jennifer Lopez në Republikën Dominikane mes aludimeve për ndarjen e tyre

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:24
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Alex Rodriguez u nis të hënën në Republikën Dominikane për të qenë me të fejuarën Jennifer Lopez, pasi çifti hodhi poshtë thashethemet se ata së fundmi i dhanë fund fejesës së tyre.

Në postimet e bëra në Instagram, A-Rod, 45 vjeç, ndau një klip me pamjen nga ballkoni i tij në Karaibe dhe shkroi: “Gëzuar të hënën. Javë e re. Ditë e Re. Përpara. Mbrapa”.

Ish-lojtari i bejsbollit ka etiketuar edhe Lopez, 51 vjeçe, në postim.

Aktorja ndërkohë ka qenë duke xhiruar filmin e saj të ri “Shotgun Wedding” në Republikën Dominikane.

Raportimet rrodhën të premten se dyshja kishin përfunduar fejesën e tyre dy vjeçare, me spekulime se Alex ka tradhtuar këngëtaren me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë: ‘Ne po punojmë për disa gjëra’.

Image

Po atë ditë, A-Rod u fotografua në Miami dhe u tha gazetarëve se “Nuk është beqar”.

Një burim pretendoi se çifti kishin pasur disa ‘goditje’ por që nuk u ndanë asnjëherë plotësisht.

“Ata kurrë nuk u ndanë zyrtarisht dhe biseduan për këtë, por janë akoma së bashku”, shtoi burimi.

“Ajo është duke punuar në Republikën Dominikane dhe ai është në Miami kështu që është e vështirë të takohen me njëri-tjetrin sidomos me karantinën dhe COVID-19, por duan të përpiqen të qëndrojnë së bashku”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat