Bashkëshortja e Burakit kapet mat, fansat e kryqëzojnë për përdorimin e “photoshop”-it në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Bashkëshortja e Burakit kapet mat, fansat e kryqëzojnë për përdorimin e “photoshop”-it në rrjete sociale

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:12
Burak Ozçivit, Fahriye Evcen

Burak Ozçivit, aktori truk i njohur botërisht si “Osmani” nga seriali shumë i suksesshëm që transmetohet në Tv Klan. Ai është martuar me aktoren bukuroshe, Fahriye Evcen dhe ata janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar në mediat rozë.

Dyshja janë përherë në qendër të vëmendjes së fansave të tyre, të cilëve nuk u kalon asgjë në lidhje me çiftin.

Së fundmi Fahriye-a ka postuar foto në rrjetet sociale ku vihet re e veshur më pantallona të zeza lëkurë dhe një body të bardhë.

Mirëpo, në një nga fotot e publikuara nga aktorja, ndjekësit kanë kapur një detaj, ku shihet dera pas Fahriyes e shtrembëruar që i ka bërë fansat të dyshojnë se ajo ka përdorur ‘photoshop’.

Kujtojmë se dy aktorët e njohur turq u bënë prindër për herë të parë më 13 prill 2019 dhe djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan.

Gjatë verës ata janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përfliten sërish se po shkojnë drejt divorcit. Mediat turke raportonin se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion pdhe Burak i ka kërkuar asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.

Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Por, edhe një herë çdo gjë rezultoi në kuadër të thashethemeve.

Image
Fahriye Evcen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat