Ofendoi Antonelën e gjuajti me karrige Shqipen, flet Atdheu dhe tregon të vërtetën e sherreve

Bota e Yjeve

Ofendoi Antonelën e gjuajti me karrige Shqipen, flet Atdheu dhe tregon të vërtetën e sherreve

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:27
Atdhe Xheravini

Largimi i Atdheut nga “Për’puthen” shkaktoi shumë bujë, duke qenë se erdhi fill pas përplasjes së tij të fortë me Antonelën. Gjatë debatit të fortë në studio, kjo e fundit tha se Atdheu është aq djalë i ulët sa ka qëlluar me karrige në fytyrë edhe Shqipen. Këtë gjë e konfirmoi edhe ish-konkurrentja, e cila shpjegoi para disa ditësh si kishte ndodhur gjithë ngjarja.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundm për “Prive”, djali nga Kosova ka sqaruar të gjitha sherret e tij me dy vajzat në fjalë. Ai u shpreh se Antonela është një vajzë shumë e mirë jashtë programit, por sapo hyn në studio transformohet.

“Unë nuk doja t’i nxirrja të palarat Antonelës se nëse e njeh atë jashtë emisionit është shumë vajzë e mirë. Por kur futet në emision i ndryshon personaliteti komplet nuk e di se çfarë ndodh me të. Jashtë emisionit Antonela është në gjendje të të falë zemrën, si person është i mirë”, tha Atdheu.]

Image

Ai tha se nuk ka komunikuar me Antonelën pas debatit, por nuk përjashton mundësinë që pas përfundimit të emisionit të mbeten miq. Atdheu tregoi se nuk ishte Antonela arsyeja e largimit nga emisioni, sepse ai kishte bërë kërkesë për largim para 2 muajsh.

Ndërsa sa i përket përplasjes me Shqipen, ai tha se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi.

Image

E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ja kthej me të njëjtën monedhë. Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre.

Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin.

Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, tha Atdheu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat