Zamira Kita rrëfen e përlotur humbjen e njeriut të dashur të familjes, tregon edhe raportin me partnerin dhe me vajzën

Bota e Yjeve

Zamira Kita rrëfen e përlotur humbjen e njeriut të dashur të familjes, tregon edhe raportin me partnerin dhe me vajzën

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:19
Zamira Kita

Zamira Kita është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka folur për një humbje të madhe në familje, atë të vëllait.

Teksa ishte e ftuar tek emisioni “Dola te Ola” i “News24”, në ekranin në studio u shfaq një foto e vjetër bardh e zi, në të cilën shfaqeshin Zamira së bashku me motrën dhe me vëllain e ndjerë.

“Vëllain e kam humbur tani së fundmi. Kam shumë emocion, kam shumë dhimbje, kam shumë mall. U bë një vit e pak që e kam humbur, shumë i ri. Ai pati një sëmundje në mëlçi dhe ndonëse luftoi shumë, nuk ia doli dot.

Image

Ai vdiq në moshën 52-vjeç. Ka lënë dy fëmijë dhe ajo që është më e dhimbshme, ka lënë mamin me një brengë të madhe. Por është grua shumë më e fortë se unë edhe motra. Edhe motra po kalon një problematikë shëndetësore për shkak të vdekjes së vëllait”, tha e përlotur Kita.

Në një foto tjetër sërish nga fëmijëria, shihej se Zamira dhe motra e saj, me flokë biodë e të shkurtër. Në këtë moment, ajo mori edhe një mesazh surprizë nga motra që e bëri të mos i mbante dot lotët.

Image

“E dashur Zamira! Të dërgoj këtë përshëndetje me mall, sepse u bë thuajse një vit nga pandemia që nuk jemi takuar. Të kam thënë gjithmonë, por dua të të them publikisht se je shumë e shtrenjtë për mua, veçanërisht tani që na mungon vëllai i vetëm.

Më ke mbështetur gjithë jetën dhe të falënderoj për këtë. Dhe unë do të jem në krahun tënd deri në fund. Ju përqafoj shumë ty dhe mamin”,- ishin fjalët e ndjera që e motra tha.

Zamira është e martuar me Benin dhe kanë shumë vite që përjetojnë një histori shumë të bukur dashurie. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe vajza e çiftit, Enira.

Image

Aktorja tha se e bija është e talentuar dhe nga kjo anë i ka ngjarë asaj, ndërsa nga pamja e jashtme i ngjan bashkëshortit të saj.

“Unë nuk kam shumë merak, sepse kam një lidhje shumë të fortë me Enirën. Ajo më tregon çdo gjë, unë kuptoj shumë mirë karakterin e saj, kuptoj çdo gjë që ajo do, nuk më gënjen kurrë mua. Ndërsa Beni e ka këtë problem më shumë”,- tha Ermira për vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat