Ç’e solli Elvana Gjatën në Tiranë? Miku i saj më i mirë i zbulon të gjitha

Bota e Yjeve

Ç’e solli Elvana Gjatën në Tiranë? Miku i saj më i mirë i zbulon të gjitha

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:28
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka qenë e pranishme këto ditë në Tiranë për disa arsye shumë të rëndësishme. Së pari ajo ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Ermal Mamaqit së bashku me miq të tjerë të aktorit dhe producentit të njohur. Elvana madje performoi në festën e ditëlindjes së Ermalit dhe me shaka i kërkoi atij ta paguante.

“E lekët do na i japësh? Se kemi kohë pa koncerte! Të dua shumë, të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua, sa të kem jetë do ta kthej 1 miliard fish se ti i meriton”, u shpreh Elvana me shaka.

Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vetme pse Elvana ndodhet aktualisht në Tiranë. Miku i saj i ngushtë, Valdrin Sahiti, zbuloi se këngëtarja po bëhet gati për një tjetër projekt bombë. Ai ka publikuar në Instagram një video me Elvanën teksa të dy shihen duke udhëtuar bashkë me makinë.

“Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, ka shkruar Valdrini përkrah videos.

Stilisti nuk ka dhënë asnjë detaj me tepër, sepse siç dihet Elvanës i pëlqen ta surprizojë gjithmonë publikun.

Në muajin shkurt këngëtarja publikoi këngën “Thirr”, një baladë e ndjerë dashurie që u prit mjaft mirë nga publiku.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat