Hoqi dorën nga aktrimi në kulmin e karrierës, Jessica Alba zbulon arsyen e vërtetë

Bota e Yjeve

Hoqi dorën nga aktrimi në kulmin e karrierës, Jessica Alba zbulon arsyen e vërtetë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:10
Jessica Alba

Aktorja e njohur, Jessica Alba është shfaqur në kopertinën e ‘Romper’ për muajin mars dhe ka rrëfyer arsyen pse u largua nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj.

Jessica ka pasur si arsye fëmijën e saj të parë që erdhi në jetë në 2008-ën.

“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi sa ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, ka rrëfyer ndër të tjera Alba.

Image
Jessica Alba

Së fundmi, bukuroshja është aktivizuar më pak në aktrim, por fokusi është familja dhe biznesi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat