Kendall u detyrua të flasë për herë të parë rreth lajmeve të shtatzënisë

Bota e Yjeve

Kendall u detyrua të flasë për herë të parë rreth lajmeve të shtatzënisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:06
Kris Jenner, Kendall Jenner

Mbrëmja e Shën Valentinit duket se e joshi modelen Kendall Jenner për të bërë publike romancën e saj.

Zyrtarisht, ylli i familjes Kardashian është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çfti është ende bashkë dhe se po marrëdhënia po funksionon.

Nuk është çudi që të marrim vesh shumë shpejt ndonjë lajm shtatzënie, pasi dëshira e vetme e modeles është të bëhet nënë. Duke qenë se të gjitha motrat e saj janë tashmë nëna, po ashtu edhe shumica e mikeshave, Kendall ka shprehur dëshirën të bëhet mami.

Këtë ajo e thotë edhe në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Teksa sheh motrat me fëmijët, Kendall shpreh dëshirën për të pasur një bebush sa më parë.

Madje, ajo i është futur punës si babysitter, ndërsa e ëma e ka mbështetur në një status në Twitter.

“Ti do ia dalësh”- ka shkruar Kris Jenner, bashkëngjitur me emojin e një biberoni dhe kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se Kris sapo zbuloi shtatzëninë e Kendall-it.

Ndaj, kjo e fundit është dashur të “sqarojë” statusin e të ëmës në Twitter, duke shkruar:

“Mami, ky duket si njoftim shtatzënie!”- ka shkruar ajo duke qeshur, teksa lë të kuptohet se në fakt s’ka ende asnjë bebush!

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat