Demi Lovato pranon publikisht se është panseksuale! Këngëtarja shpreh dëshirën për të…

Bota e Yjeve

Demi Lovato pranon publikisht se është panseksuale! Këngëtarja shpreh dëshirën për të…

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:56
Demi Lovato

Demi Lovato ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë në të ardhmen, edhe pse mendon se nuk do ta shohë ndonjëherë veten shtatzënë.

Këngëtarja 28-vjeçare diskutoi për këtë temë në një episod të ri të “Joe Rogan Experience”, dhe tha se ndihet krenare për të qenë pjesë e komunitetit LGBTQ, raporton “Et Online”.

Këngëtarja pohoi kur Rogan e pyeti nëse e konsideronte veten panseksuale. Panseksualiteti përcaktohet si i pakufizuar në zgjedhjet seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë ose identitetin gjinor.

Image

Më vonë, ajo tha se kishte një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore.

“Oh, më pëlqen kjo“,- kujtoi ajo. “Por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja“.

Kur Demi u pyet nëse dëshiron të ketë fëmijë të saj, ajo tha: “Unë dua të adoptoj, më shumë se gjithçka”.

Image

Aktorja vazhdoi duke folur për fejesën e saj të dështuar me Max Ehrich, e cila mbaroi vitin e kaluar.

“Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Mendova se do të isha e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim.

Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që, po dua të kem fëmijë, por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”, u shpreh Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat