Emma Roberts dhe Garrett Hedlund bëjnë daljen e parë publike me të birin

Bota e Yjeve

Emma Roberts dhe Garrett Hedlund bëjnë daljen e parë publike me të birin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:06
Emma Roberts dhe Garrett Hedlund

Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. Aktorja e famshme ka sjellë në jetë një djalë. Sipas disa raportimeve në mediat e huaja ajo dhe partneri i saj, Garret Hedlund, janë bërë prindër në datë 27 dhjetor.

TMZ thotë se djali i tyre ka ardhur në jetë i shëndetshëm dhe dyshja e kanë pagëzuar me emrin Rhodes. Mediat e huaja mësuan në muajin qershor se Emma ishte në pritje të ëmbël dhe më pas e konfirmoi vetë ajo.

29-vjeçarja ndau më herët në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar gjithashtu gjininë e bebushit që pritet të sjellë në jetë.

Së fundmi, aktorja ka bërë daljen e parë publike me partnerin dhe të birin dhe sigurisht s’mund t’i shpëtonte paparacëve! Fotot e familjes së bukur po bëjnë tashmë xhiron e rrjetit.

Sekretin e shtatzënisë së saj e zbuloi fillimisht e ëma, që e ndau lajmin me fansat e aktores, pavarësisht se ajo e mbante të fshehtë.

“Ishte një katastrofë. Dhe të gjithë këtë e mora vesh kur isha në avion. Kështu që nuk mund të flisja me mamin. Kur folëm më pas qeshëm të dyja dhe pastaj filluam të debatonim. Në një moment i bëra block. Ishte arma ime e vetme. Por më vonë ajo më shkroi në orën 2 të mëngjesit: ‘Më ke bërë block?’ me një fytyrë të trishtuar. Pastaj i bëra unblock. Ka qenë një luftë e vërtetë në Instagram me nënën time. Një histori e mirë për t’i treguar foshnjës”, ka rrëfyer Emma në një emision duke qeshur.

Image
Emma Roberts dhe Garrett Hedlund
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat