Ka polemika në Argjentinë: Dybala ka tradhëtuar Orianën, e kaloi natën në party me një modele

Bota e Yjeve

Ka polemika në Argjentinë: Dybala ka tradhëtuar Orianën, e kaloi natën në party me një modele

Më: 31 mars 2021 Në ora: 08:10
Oriana Sabatini

Nga Amerika e Jugut, kanë dalë disa thashetheme rreth tradhëtisë së Dybalas ndaj Oriana Sabatini.

Në krizë? E çuditshme të thuhet, duke pasur parasysh postimet romantike që çifti shpesh i ndan në rrjetet sociale.

Megjithatë në Argjentinë ata nuk kanë dyshime: kampioni i Juventusit e ka tradhtuar këngëtaren bukuroshe, e cila në këto ditë do të dalë me një hit të ri me titull “Tuyyo”.

Image

Sipas disa faqeve të thashethemeve të Amerikës së Jugut, sulmuesi 27-vjeçar u kap duke darkuar në Bayside, një klub nate shumë i famshëm në Buenos Aires, në shoqërinë e një gruaje tjetër.

Image

Oriana e tradhtoi?

Deri më tani çifti  vijon të shkojë mirë por pas gjithë dashurisë që të dy ndajnë në rrjetet sociale, duket se është e vështirë të besosh se një çift kaq i bukur mund të jetë në krizë: a ka ndonjë shpjegim tjetër?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat