Feston sot ditëlindjen, fansat surprizojnë Fifin që në orët e para të mëngjesit! Ja sa vjeç bën këngëtarja

Bota e Yjeve

Feston sot ditëlindjen, fansat surprizojnë Fifin që në orët e para të mëngjesit! Ja sa vjeç bën këngëtarja

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:17
Fifi

Pasi i bëri të gjithë për vete me zërin e saj, Fifi u vu në qendër të vëmendjes edhe për shkak të ndryshimit drastik në peshë.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta, feston sot ditëlindjen.

Artistja është uruar që në orët e para të mëngjesit nga familjarë, miq e kolegë, disa prej të cilave i ka ndarë me të gjithë në Instastory.

Image

Ajo është surprizuar nga fansat, të cilët i kanë përgatitur një foto të saj.

Këngëtarja sot mbush 27 vjeç dhe ende nuk dihet se si ka menduar ta festojë këtë ditë të veçantë duke pasur parasysh edhe kufizimet nga pandemia.

Nisur nga fiziku i ri, Fifi zbuloi pak kohë më parë se tashmë numri i meshkujve që kërkojnë të dalin me të është rritur shumë.

Image

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thonin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua për tu njohur ndryshe!”, u përgjigj Fifi gjatë bisedës virtuale me ndjekësit.

Në tekstet e këngëve të saj, zakonisht Fifi flet për një dashuri në të cilën njëri vuan, sepse nuk mund të jetë bashkë me tjetrin. Prandaj, një fans e pyeste këngëtaren që nëse është kështu, atëherë pse ajo e do këtë person.

“Zemra s’është me buton… Por as mëkat të dashurosh nuk është. Plus, zemra ime bën zgjedhje misterioze. Zgjedhje sfiduese.

Image

Dua histori dashurie, dua më shumë se thjesht lidhje. S’dua lidhje të zakonshme Instagram-i e TikTok-u”, shkroi Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat