Rina Balaj emocionohet nga befasia e fansave

Bota e Yjeve

Rina Balaj emocionohet nga befasia e fansave

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:29
Rina Balaj

Rina pranoi një befasi të këndshme nga fansat.

Rina Balaj është emër shumë i dashur për publikun, e cila numëron shumë projekte muzikore.

Projektet e saj priten mirë nga fansat, të cilët e mbështesin atë vazhdimisht në rrugëtimin në këtë fushë.

Image

Së fundi, me anë të disa postimeve, reperja ka treguar një befasi të këndshme që e mori nga fansat e saj.

Ajo kishte marrë një çokollatë dhe një letër, në të cilën fansat ia shprehin përkrahjen e madhe dhe dashurinë që kanë për të.

Image

Ndryshe, “Bad Rosita” titullihet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, që po pritet shumë mirë nga fansat.

Image

Ajo pritet që së shpejti të rikthehet edhe me disa projekte të reja muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat