Can Yaman flet për planet e martesës me Diletta Leotta

Bota e Yjeve

Can Yaman flet për planet e martesës me Diletta Leotta

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:32
Can Yaman, Diletta Leotta

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can e konfirmoi më pas vetë lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. 

Madje disa javë më parë, Can i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me tullumbace.

Së fundmi Can ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Vanity Fair”, ku ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e tij dhe marrëdhënia me Dieletta-n.

“Është një dashuri besnike, për të cilën unë marrë përgjegjësitë e mia. Unë kam shumë respekt për të, për marrëdhënien tonë dhe premtimi ynë i parë ka qenë konfidencialiteti. Kur do të vijë dasma për të cilën po flasin të gjithë? Unë jam një person që veproj pa u menduar gjatë, pa bërë shumë fjalë. Besoj se instinkti është në emër të Zotit, por le ta lëmë surprizë”, është shprehur Can pa dhënë detaje.

Image
Can Yaman
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat