Kënga e Dafinës inspirim për jetën, qendra për parandalimin e vetëvrasjeve jep lajmin më të mirë

Bota e Yjeve

Kënga e Dafinës inspirim për jetën, qendra për parandalimin e vetëvrasjeve jep lajmin më të mirë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:26
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, gjatë muajit mars solli projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Duro”, në të cilin këngëtarja flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë dhe për ketë ajo jep mesazhin që duhet duruar për t’i kapërcyer sfidat e jetës, ku teksti trajton dhimbjen që pësojnë personat që vuajnë nga depresioni, ankthi, e sëmundje të tjera mendore.

Pjesë e këtij projekti muzikor ishte edhe “Linja e Jetës”, e cila ofron prej kohësh shërbime falas në ndihmë të personave që mendojnë t’i japin fund jetës së tyre.

Mesa duket, kjo këngë arriti qëllimin e saj pasi “Linja e Jetës” i ka dërguar një mesazh Dafinës për t’i treguar se shumë persona kanë rritur ndërgjegjësimin duke thirrur qendrën telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve.

“Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë. Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, ka qenë mesazhi që ‘Linja e Jetës’ i ka dërguar Dafinës.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat