Elita Rudi iu rikthehet formave trupore vetëm 1 muaj pas lindjes

Bota e Yjeve

Elita Rudi iu rikthehet formave trupore vetëm 1 muaj pas lindjes

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:14
Elita Rudi

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të muajit mars. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën një emër shumë të veçantë, ashtu siç kishin paralajmëruar prej kohësh. Dyshja zgjodhën emrin Bota për vogëlushen e tyre dhe menjëherë pas lindjes i hapën një llogari në Instagram.

Tashmë ka kaluar thuajse 1 muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes dhe mami Elita duket se ka ardhur në formë shumë shpejt. Ditën e sotme moderatorja ka udhëtuar me familjen drejt Vlorës dhe prej andej ka ndarë disa foto me të vegjlit e saj. Si bota po ashtu edhe Zëri shfaqen në karrocë, ndërsa Elita ju qëndron pranë gjatë gjithë kohës. Edhe pse shtatzënia e dytë erdhi shumë shpejt, Elita ka arritur t’ju kthehet sërish formave të saj trupore dhe duket në formë perfekte. Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve dhe në shtatzëninë e dytë shtoi 18 kilogramë, moderatorja ka linja trupore për t’u pasur zili.

Elita ka treguar më herët se Botën e solli në jetë me operacion, duke qenë se dhe Zëri ka lindur në të njëjtën mënyrë.

“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbet komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses.”, zbuloi ajo pas lindjes së vajzës.

Më herët Elita ka treguar se i kanë gjykuar shumë për emrin e vajzës, duke qenë se është shumë i rrallë, njësoj si ai i Zërit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat