Xhensila Myrtezaj shkëlqen nga koka tek këmbët në videoklipin e saj të ri!

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj shkëlqen nga koka tek këmbët në videoklipin e saj të ri!

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:55
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe këtë e kanë treguar gjithmonë shifrat e klikimeve në këngët e saj. Vit pas viti Xhensila ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.

Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Për këtë vit, këngëtarja ka përgatitur një tjetër surprizë që do të vijë shumë shpejt. Xhensila ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram pamje nga videoklipi i saj i ri.

 Këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

Image
Xhensila Myrtezaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat