Para famës, ja çfarë pune bënte Alketa Vejsiu kur Anxhela Peristeri konkurronte në “Miss Albania 2001”

Bota e Yjeve

Para famës, ja çfarë pune bënte Alketa Vejsiu kur Anxhela Peristeri konkurronte në “Miss Albania 2001”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:35
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu sot është një nga moderatoret më të njohura për publikun shqiptar. Por a e dini se çfarë pune bënte ajo para se të bëhej e famshme?

Mbrëmjen e djeshme, teksa e ftuar në “Kurthin e Piter Pan 4” ishte Anxhela Peristeri, Alketa e pyeti këngëtaren se kur kishte kënduar për herë të parë.

Anxhela, e cila ka treguar se në vitin 2001 ka marrë pjesë në “Miss Albania 2001” vetëm që t’i hapeshin rrugët për të kënduar në televizion, rrëfeu se performanca atë natë ishte hera e saj e parë që këndonte para publikut.

Image

Alketa, pasi dëgjoi përgjigjen e artistes, tha: “E mbaj mend”. Kjo sepse moderatorja në atë kohë shiste bileta, vetëm për të qenë pranë “Vera production”, pasi në 2001-in ishte Ardit Gjebrea ai që e moderonte spektaklin.

Ndërkohë, kureshtjes së fëmijëve “Pse nuk je martuar akoma, sepse je e madhe?”, Anxhela iu përgjigj se mund ta bëjë këtë, pasi të këndojë edhe në Eurosong.

Image

“Unë e di që jam kaq e madhe dhe e di që nuk jam martuar akoma, por them të bëj njëherë këtë Eurovizionin, të shkoj njëherë atje dhe pastaj të martohem”,- tha ajo me të qeshur.

Ndërsa pyetjen e Alketës nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Anxhela preferoi ta shmangë: “Nëse nuk e kam gjetur, do ta gjej”.

Këngëtarja theksoi edhe një herë se jetën private dëshiron që ta mbajë për vete, sepse, sipas saj, ku i dihet si shkojnë gjërat deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat