Valdrin Sahiti për veshjen e Presidentes: Pelerina mbi krahët e Osmanit jep bindjen e një heroine

Bota e Yjeve

Valdrin Sahiti për veshjen e Presidentes: Pelerina mbi krahët e Osmanit jep bindjen e një heroine

Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:54
Vjosa Osmani

Me një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, Vjosa Osmani sot pranoi zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Shefja e shtetit më të ri në Evropë, zgjodhi një fustan me ngjyrë vjollcë mbi të cilën pati edhe një pelerinë – të krijuar nga dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Por pse pikërisht ky model dhe çfarë kuptimi ka ngjyra vjollcë?

Në një prononcim, Valdrin Sahiti tregoi se pse zgjodhi ta krijonte këtë veshje në një ditë kaq të rëndësishme për Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës.

Image

Dizajneri tregoi se ngjyra vjollcë, përveç që njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqi dhe ambicie duke shtuar se pelerina mbi krahët e të parës së shtetit, jep bindjen e një heroine.

 “Modeli i zgjedhur  për Inaugurimin e Presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveç që njihet si ngjyrë mbretërore asocon me fuqi dhe ambicie ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, edhe mund ta quajmë”.

Këtë ngjyrë pranverore, që bie lehtë në sy, e zgjodhën edhe gratë e njohura në Amerikë në inaugurimin e Joe Biden që ndodhi më 21 janar të këtij viti.

Kamala Harris – zëvendëspresidentja e Joe Biden, kishte veshur një fustan dhe pallto të gjatë vjollcë, duke i kombinuar ato me këpucë, dorëza dhe maskë të zezë.

Image

Të njëjtën ngjyrë e zgjodhi Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara, veçse pati kostum me pantallona.

A ka ndonjë lidhshmëri mes veshjeve të grave të njohura amerikane dhe Vjosa Osmanit?

Sahiti tha se kjo ngjyrë përçon mesazhe prandaj edhe përdoret.

Image

“Sa i përket koiçidencave me ngjyra, normalisht që këto lloj ngjyra do të përdoren sepse përçojnë mesazhe siç e ceka më lart. Sa i përket ngjashmërive në modele, nuk e besoj që ka ngjashmëri në prerje dhe strukturë si siluetë po prapë nuk e besoj që diçka që s’është bërë”.

Për dukjen e Osmanit, krijuesi Sahiti u përkujdes edhe të dielën, kur ajo u zgjodh Presidente. Ai tregoi se veshja e saj në atë ditë të rëndësishme simbolizoi flamurin e Kosovës në formë artistike.

“Ditën e zgjedhjes, Presidentja ka veshur një kostum ngjyrë të kaltër (e kaltër mbretërore apo royal blue) njëkohësisht ngjyra e flamurit tonë dhe pullat e vogla të arit kanë simbolizuar yjet e verdhë në flamurin tonë në formë artistike kuptohet. Mesazhi i qartë – presidentja e zgjedhur e Kosovës në ngjyrën e veshjes dhe me detaje të veshje që simbolizojnë flamurin e Kosovës”, ka thënë Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat