Rihanna i feston ditëlindjen e 53-të nënës së saj

Bota e Yjeve

Rihanna i feston ditëlindjen e 53-të nënës së saj

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:02
Rihanna

Ajo u pa gjatë fundjavës duke marrë pjesë në një marshim të ndalimit të urrejtjes aziatike.

Dhe të hënën në mbrëmje, Rihanna i mrekulloi turmat me një veshje lëkurë me shkëlqim ngjyrë kafe dhe ansambël të tejdukshëm ndërsa drejtohej në një festë ditëlindjeje për nënën e saj Monica Brathwaite në Mehatpacking District të Manhattan në New York City.

Sipërmarrësja e Fenty, veshi një xhaketë lëkure të bukur kafe, të shoqëruar me pantallona të gjera të ndritshme kafe.

Në këmbët e saj, këngëtarja e hitit Umbrella kishte veshur këpucë të bardha me shirita te kyçi i këmbës.

Ajo e kompletoi dukjen me doreza lëkure të mbushura që përputheshin në mënyrë të përsosur me xhaketën e saj.

Rihanna mbante një çantë shumëngjyrëshe dhuratë ku shfaqeshin fjalët gëzuar ditëlindjen, dhe gjithashtu u pa me një çantë të vogël Fendi të varur nga krahu i saj. Buzët e saj kishin një hije të ndritshme të kuqe të zjarrte.

Flokët e errëta këngëtarja i kishte bërë me gërsheta, disa prej të cilave vareshin para fytyrës së saj.

Monica, e cila festoi ditëlindjen e saj të 52-të  kishte veshur një fustan të bardhë. Ajo gjithashtu kishte  çizme të gjata.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat