David Guetta nuk u divorcua kot nga gruaja pas 22 vitesh martesë

Bota e Yjeve

David Guetta nuk u divorcua kot nga gruaja pas 22 vitesh martesë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:21
Jessica Ledo dhe David Guetta

DJ me famë botërore David Guetta u filmua me të dashurën e tij Jessica Ledon duke e shijuar plazhet e Miamit dhe duke shkëmbyer momente intime.

Jessica dhe francezi i famshëm janë një kënaqësi e vërtetë për fotografët paparacë, të cilët garojnë për t’i fotografuar ata jo vetëm sepse gjithçka po shpërthen me moshën, por edhe për faktin se 28-vjeçarja magjepsëse është tepër e bukur.

DJ i famshëm nuk e fsheh sa çmendurisht është i dashuruar me të dashurën  e tij 25 vjeçare, dhe ai vetë duket si një djalë i ri pranë saj, edhe pse tashmë ka hyrë në dekadën e gjashtë të jetës.

Dhe ne besojmë se nuk ishte e vështirë të dashurohesh me bukuroshen Jessica, e cila nga shumë konsiderohet se është njëra ndër femrat më seksi në botë.

Kujtojmë se para lidhjes me Jessica, Guetta ishte në një martesë 22-vjeçare me Kathy Lobb, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Çifti u divorcua në 2014, dhe disa muaj më vonë, publiku zbuloi për të dhe këtë grua tërheqëse Kubane, e cila u spekulua nga shumë njerëz se ishte arsyeja e divorcit, por kjo nuk u konfirmua kurrë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat