Ende pa u bërë dy muaj nga ardhja në jetë e Botës, Elita Rudi tregon barkun e sheshtë

Bota e Yjeve

Ende pa u bërë dy muaj nga ardhja në jetë e Botës, Elita Rudi tregon barkun e sheshtë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:20
Elita Rudi

Më katër mars të këtij viti, Elita Rudi dhe Gjiko mirëpritën në jetë vajzën e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Bota.

Tashmë që kanë kaluar një muaj e dy javë, moderatorja vendosi t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si duket trupi i një nëne që ka sjellë në jetë dy fëmijë.

Elita publikoi në Instastory dy imazhe, njërin të realizuar një javë para se të sillte në jetë Botën, dhe tjetrin të realizuar sot.

Image

Ajo tregoi ndryshimin e madh që trupi i saj ka pësuar dhe duket thjesht e mrekullueshme.

Duke pozuar para pasqyrës, me njërën dorë ajo mban telefonin, ndërsa me tjetrën ka ngritur bluzën për të treguar barkun e sheshtë.

Image

Në një Instastory tjetër, Elita ndau një shprehje në të cilën thuhej: “Unë kurrë nuk e dija fuqinë e trupit tim derisa u bëra me fëmijë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat