Miloti bëhet romantik për gruan, ka një urim të veçantë për të

Bota e Yjeve

Miloti bëhet romantik për gruan, ka një urim të veçantë për të

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:35
Miloti dhe Belkizja

Tashmë Miloti dhe Belkizja janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Miloti njihet si futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll dhe i Bremenit në Gjermani, ndërsa Belkizja nuk shquhet për ndonjë profesion, por ajo falë famës së bashkëshortit ka fituar shumë ndjekës në rrjete sociale.

Sot ka festuar ditëlindjen Belkizja dhe mes shumë urimeve që ka pranuar ajo, nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Milotit, i cili u tregua shumë romantik.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Unë dhe Tian jemi me shumë fat që të kemi në jetë” ka shkruar ai për gruan e tij.

Kujtojmë se ata tashmë janë prindër shumë të lumtur të një djali, që quhet Tian Rashica.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat