Fifi po vjen në duet me këtë artist të njohur

Bota e Yjeve

Fifi po vjen në duet me këtë artist të njohur

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:45
Fifi

Fifi ka zbuluar detaje rreth këngës së re

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi, është artiste shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen shumë nga publiku.

Artistja iu përgjigj pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët ishin kureshtar të mësonin detaje rreth këngëve që është duke i punuar.

Image

“Kur do dali kënga me Brunon?”, i shkruan një ndjekës, kurse Fifi nuk përtoi t’i përgjigjej dhe tha se është ndër projektet më të mira në karrierën e saj.

“Më shpejt se që e prisni. Dhe m’besoni qe eshte nje prej kengeve me t’bukra qe i shtohet repertorit tim”, u përgjigj Fifi.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Manjak i dhimbjes”, baladë e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat