Një hap larg suksesit të madh italian, Eva Murati lidh kontratë me markën e njohur

Bota e Yjeve

Një hap larg suksesit të madh italian, Eva Murati lidh kontratë me markën e njohur

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:06
Eva Murati

Prej disa javësh, moderatorja sportive Eva Murati ka qenë e përfolur jo vetëm në mediat vendase por edhe ato italiane.

Ajo ishte e ftuar në emisionin e njohur “Tiki Taka” bashkë me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. T

eleshikuesve italianë ju pëlqeu shumë harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

Ndërkohë, sot bukuroshja ka ndarë një tjetër lajm të bukur. Ajo është bërë pjesë s familjes “Yamamay”.

Marka e famshme e të brendshmeve e ka bazën në Milano, Itali dhe ka dyqane në shumë vende të botës.

Ndërsa, më herët Eva paralajmëroi  se do e shohim shpesh të vizitojë Italinë prej projekteve me marka të njohura të cilat e kanë zgjedhur për bashkëpunim.

Image
Eva Murati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat