Shumë vite para famës, publikohen fotot e rralla të Rinës

Bota e Yjeve

Shumë vite para famës, publikohen fotot e rralla të Rinës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:32
Rina Balaj

Rina Balaj është një ndër reperet më në zë të momentit dhe më të komentuar dhe për stilin e saj.

Thuajse çdo javë, reperja ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.

Së fundmi, Rina e ka gjetur veten tek flokët “pink” dhe nuk dihet për sa kohë do ta shohim me këtë look.

Me siguri jeni kuriozë të shihni foto të Rinës para se të bëhej e famshme. Së fundmi janë publikuar imazhe të reperes kur ajo ishte adoleshente.

Në fakt, ndryshimet e reperes ndër vite janë të vogla,ndaj dhe ndjekësit herë pas here gjejnë rastin dhe e akuzojnë për ndërhyrjet estetike.

Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit. Reperja ka ndarë me ndjekësit disa foto të saj, në të cilat shfaqet në formë perfekte dhe kjo gjë ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Ka pasur edhe nga ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur të gjithëve me një mesazh shumë të qartë.

Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj.

Image
Rina Balaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat