Nuk mund të ishte më krenare se kaq! Dua Lipa feston suksesin e radhës të të dashurit të saj

Bota e Yjeve

Nuk mund të ishte më krenare se kaq! Dua Lipa feston suksesin e radhës të të dashurit të saj

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:44
Dua Lipa

Dua Lipa dhe Anwar Hadid po shijojnë prej dy vitesh një histori të bukur dashurie.

Dyshja është fotografuar në një restorant në Londër, teksa festonin lansimin e këngës së re të 21-vjeçarit, të titulluar “Off @ Night”, shkruan “Daily Mail”.

25-vjeçarja shihet duke u përqafuar me të dashurin e saj, e më pas edhe duke i dhuruar një puthje në faqe.

Image

Dyshja ishin nën shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët, Chass Bryan.

Në fund ata morën edhe një tortë në të cilën shkruhej “Urime A+”, duke iu referuar single-it që Anwar publikoi të mërkurën.

Image

Motra e këngëtarit, Bella, ndonëse mungonte në mbrëmje, e uroi të vëllain nëpërmjet shpërndarjes së këngës së tij në llogarinë e saj në Instagram.

Image

Dua Lipa u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë pranë partnerit të saj, që kur kufizimet për shkak të pandemisë filluan të forcoheshin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat