Disa persona tentuan t’i vjedhin Instagramin, Fifi i nxjerr zbuluar publikisht

Bota e Yjeve

Disa persona tentuan t’i vjedhin Instagramin, Fifi i nxjerr zbuluar publikisht

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:00
Fifi

Personazhet e njohur bien shpesh pre e kurtheve në rrjete sociale, të cilat nuk kanë një përfundim të këndshëm. Këto raste kanë përfunduar me vjedhjen e adresave dhe shpërdorimin e tyre nga njerëz të panjohur. E njëjta gjë mund të kishte ndodhur sot me Fifin, por fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa i vjedhur asnjë lloj të dhëne. Siç duket këngëtarja e ka siguruar mirë adresën e saj në Instagram dhe madje i ka shkuar njoftimi që dikush ka tentuar t’i marrë profilin.

Fifi e ka publikuar vetë në Instagram dhe ka zbuluar se kanë qenë persona nga Kosova e Serbia që janë përpjekur t’i vjedhin llogarinë. Këngëtarja e ka kaluar me sportivitet këtë situatë dhe me shaka ka shkruar:

“Kush po don me ma vjedh Instagramin kush?”.

Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit për shkak të marrëdhënieve të saj me kolegët. Si fillim u tha se ajo nuk flet me Kidën, pasi dy këngëtaret nuk ishin parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Për këtë arsye Fifi u detyrua të jepte një “shpjegim”.

“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:

“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.

Gjithashtu për një kohë u përfol se ajo nuk fliste as me Luanën, sepse kjoe  fundit nuk e uroi publikisht Fifin për ditëlindje.

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, shkroi Fifi, teksa etiketoi Luanën në postim dhe e shoqëroi me një zemër në ngjyrë vjollcë.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat