“Si lopë, e shpifur”/ Këngëtarja e famshme shkruan shqip për fansat shqiptarë: Në vend që...

Bota e Yjeve

“Si lopë, e shpifur”/ Këngëtarja e famshme shkruan shqip për fansat shqiptarë: Në vend që...

Më: 23 prill 2021 Në ora: 08:02
Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe mesazhe shumë të rëndësishme.

Një nga mesazhet që nuk ndalon së dërguari fansave përmes postimeve në rrjetet sociale, është që të duan veten e tyre, trupin e tyre, pasi askush nuk është perfekt.

Pak ditë më parë, ajo ndau me ndjekësit në “Instagram” një video ku shfaqej me bikini dhe tregonte pa asnjë problem “defektet” që kishte në trup.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Videon në fjalë e ka publikuar edhe një faqe shqiptare në “Instagram”, ku komentet negative të tipit “si lopë” apo “e shpifur”, i kanë rënë menjëherë në sy Bebe Rexhës.

Kjo e fundit i ka ndarë këto komente në “Instastory”-n e saj.

Image
Komentet

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time.

Por ka diçka që nuk jam krenare për kulturën time”, shprehet këngëtarja shqiptare, e cila përkthen në anglisht disa nga komentet që fansat shqiptarë i kanë bërë.

Image
Komentet

Ajo shprehet se videon e ka publikuar për të treguar se askush nuk ka trup perfekt dhe se duhet ta duam atë ashtu siç është.

Bebe shton se vajzat shqiptare do të ishin më të suksesshme nëse do të ndihmonin njëra-tjetrën, se sa ta ulni atë.

Image
Komentet
Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat