Soni Malaj e ndarë? Të gjithë sytë nga raporti 6-vjeçar i dyshes

Bota e Yjeve

Soni Malaj e ndarë? Të gjithë sytë nga raporti 6-vjeçar i dyshes

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:10
Soni Malaj dhe i fejuari i saj

6 vite pas historisë së dashurisë së tyre, mësohet se Soni Malaj dhe i fejuari i saj kanë vendosur të bëjnë një pauzë nga raporti që gjithmonë ka qenë larg vëmendjes së mediave.

“Panorama” ka shkruar sot se Soni dhe Klevi janë në një krizë në lidhjen e tyre.

Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar pasi koha do të flasë vetë.

Ky mund të jetë dhe një “pushim” i shkurtër mes dyshes, ashtu siç ndodh në çdo marrëdhënie të gjatë apo të shkurtër, megjithatë duke qenë se Soni është një personazh publik, mjafton shumë pak për t’u kthyer gjithë sytë nga ajo.

Në fillesat e kësaj marrëdhënie, Soni ka treguar se ndihej shumë mirë me Klevin dhe se janë përfshirë 100% në jetën e njëri-tjetrit.

“Të përfundosh një lidhje, nuk është zgjedhje që një njeri do donte të bënte. Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë.

Më në fund fati më buzëqeshi edhe mua!”, ka pohuar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat