Justin Bieber dhuron një performancë të këngës “Lonely” gjatë vizitës në një burg të Kalifornisë

Bota e Yjeve

Justin Bieber dhuron një performancë të këngës “Lonely” gjatë vizitës në një burg të Kalifornisë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 00:28
Justin Bieber

Justin Bieber këndon këngën e tij Lonely në lidhje me trazirat e të qenit i famshëm për një grup të burgosurish.

Justin Bieber këndoi këngën e tij Lonely në lidhje me trazirat e të qenit i famshëm për një grup të burgosurish në burgun shtetëror të Kalifornisë, shkruan Daily Mail.

Ai vizitoi burgun në Lancaster muajin e kaluar dhe në pamjet e lëshuara rishtas të marra fillimisht nga TMZ ai shihet duke kryer numrin e ri.

Image

Një i burgosur mund të shihej duke lëvizur kokën në ndërsa Justin këndonte:, “Sepse unë kam pasur gjithçka, por askush nuk po dëgjon dhe kjo është ndenjë e vetmuar”.

Një audiencë e vogël e të burgosurve meshkuj, të gjithë të maskuar, ishin vendosur në stola disa metra larg Justin.

Image

Justin po qëndronte në mikrofon i shoqëruar nga një kitarist i vetëm akustik, me një prift që ishte ulur afër.

“Të gjithë e dinë emrin tim tani, por ndonjëherë kjo periudhë ende duket e çuditshme”, fillon kënga e cila flet për pasojat e famës.

“Po sikur t’i kishit të gjitha, por askujt të mos telefononit? Ndoshta atëherë do të më njihnit”, ylli këndon në kor.

Image

Gjatë vizitës së tij në burg, ai u shoqërua nga gruaja e tij dhe shoku i tij i devotshëm, i cili që atëherë e ka përshkruar përvojën si një ‘ditë që ndryshon jetën’.

Një zëdhënës i Departamentit të Korrektimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni i tha TMZ-së se Justin vizitoi burgun në ndihmë të nismave fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat