Adele fotografohet për herë të parë pas ndarjes

Bota e Yjeve

Adele fotografohet për herë të parë pas ndarjes

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:20
Adele

Në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki.

Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.

Ata përgatitën letrat e divorcit të cilat vetëm tani janë firmosur, ndaj Adele mund ta quajmë zyrtarisht single!
Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adele që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj. Çifti është prind i një djali 8-vjeçar, Angelo, e ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tij.

Ndërkohë, Adele u pa për herë të parë pas ndarjes. Këngëtarja, e cila ka rënë drastikisht në peshë, po festonte fitoren e mikut të saj, i cili mori çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të kinematografisë. Dukej shumë e lumtur teksa bënte ‘selfie’, shijonte kokteje dhe kërcente me miqtë deri në orët e para të mëngjesit.

Në një video të bërë virale në rrjet, Adele dukej sikur ishte jeta dhe shpirti i festës ndërsa këndonte këngën “I’m Real” nga Jennifer Lopez dhe Ja Rule. Paraqitja e saj në këtë festë vjen dy muaj pasi divorci i Adele me ish-burrin Simon Konecki u finalizua pothuajse dy vjet pas ndarjes së tyre.

Lart e poshtë po flitet se Adele ka nisur një lidhje të re. Këngëtarja është parë shpesh në shoqërinë e producentit të njohur amerikan, Jonathan Hey. Thuhet se dyshja është takuar në një studio muzikore në Neë York.
Mediat e huaja shkruajnë se Adele dhe Jonathan po kalojnë shumë kohë së bashku, mirëpo ende nuk kemi asnjë konfirmim nga këngëtarja dhe 46-vjeçari.

Image
Adele
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat