U tha se nuk pranon ndarjen, ish-partnerja e Seldi Qalliut nis “thumbat” ndaj këngëtarit në rrjetet sociale

Bota e Yjeve

U tha se nuk pranon ndarjen, ish-partnerja e Seldi Qalliut nis “thumbat” ndaj këngëtarit në rrjetet sociale

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:47
Sindi Çela

Këtë vit u mësua se Seldi Qalliu dhe Sindi Çela i kanë dhënë fund fejesës, por kjo e fundit e ka të vështirë ta pranojë ndarjen.

Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se modelja po shpreson për një rikthim me këngëtarin, prandaj nuk ka pasur dëshirë të përhapë asnjë lajm për ndarjen.

Madje, 22-vjeçarja u shpreh se ishte faji i saj për zënkën që kishte ndodhur mes të dyve dhe që siç duket ishte bërë shkak për të prishur marrëdhënien.

Image

Herë pas here, modelja realizoi edhe video, të cilat i publikoi në Instagram, ku tregonte se lajmet për ndarjen nuk ishin të vërtetë. Megjithatë, fotot e ish-çiftit nuk u rikthyen më kurrë në rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme, Sindi ka publikuar në Instastory një status që duket si një “thumb” për ish-partnerin e saj.

Image

“Nëse çdokush mund ta ketë atë, nuk e dua”, shkruan Çela.

Image

Nga ana tjetër, Seldi nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka reaguar ndaj ish-partneres së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat