Bearti zbulon planet për t’u bërë pjesë e kinematografisë dhe publikon si rrallëherë një foto nga fëmijëria

Bota e Yjeve

Bearti zbulon planet për t’u bërë pjesë e kinematografisë dhe publikon si rrallëherë një foto nga fëmijëria

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:58
Bearti

Pas daljes nga “Për’puthen’, Bearti ka qenë një nga djemtë më aktiv në rrjete sociale. Lidhja e tij e fshehtë me Tean dhe më pas ndarja e papritur, e vendosi Beartin në qendër të vëmendjes mediatike.

Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen fama, duket se në fakt këtë periudhë ai po e shfrytëzon në maksimum për të qenë sa më afër personave që e ndjekin.

Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët si gjithmonë janë treguar shumë të interesuar për çdo detaj në lidhje me jetën e Beartit.

Njëri prej tyre e ka pyetur, ish-konkurrentin e “Për’puthen” nëse do të bëhet pjesë e ndonjë filmi. Bearti as e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar këtë gjë, duke u përgjigjur thjesht “Ndoshta”.

Gjithashtu me kërkesë të njërit prej ndjekësve, ai ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria, kur ai ka qenë një vogëlush shumë i ëmbël.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat