Pas pesë vitesh e divorcuar, Angelina Jolie nis një romancë të re? Ja detajet që ngritën dyshime për jetën private të aktores

Bota e Yjeve

Pas pesë vitesh e divorcuar, Angelina Jolie nis një romancë të re? Ja detajet që ngritën dyshime për jetën private të aktores

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:43
Angelina Jolie

Pas 5 vitesh e divorcuar, duket se Angelina Jolie ka nisur të dalë sërish me djem dhe t’i japë vetes një shans për një romancë të re.

Sipas “New Idea”, ish-bashkëshortja e Brad Pitt më në fund ka gjetur një partner dhe “fatlumi” është pikërisht Dj Diplo.

Një burim tha se Angelina dhe Diplo janë parë bashkë në një festë private të organizuar në Los Angeles.

Image

Ishte Dj ai që ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa imazhe nga festa dhe ata vunë re se Jolie ishte krah tij atë natë.

Për më tepër, thuhet se aktorja e ka prezantuar Diplon me gjashtë fëmijët e saj dhe se të gjithë e kanë pëlqyer atë.

Image

Para kësaj, Jolie deklaroi se një partner i ri nuk është në objektivat e saj dhe se është e përqendruar vetëm tek fëmijët.

Dy vjet më parë, mediat e huaja raportuan gjithashtu se Jolie ka vendosur të mos martohet më kurrë pas ndarjes nga Brad.

Image

Ish-çifti ende janë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve. Pak kohë më parë, Jolie zbuloi edhe se është dhunuar fizikisht nga aktori i njohur dhe për më tepër, djali i tyre i madh mund të dëshmonte në gjykatë për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat