Deklaroi se është transgjinor, Elliot Page zbulon arsyen e fortë pse e ndjeu të domosdoshme të zbulonte orientimin e tij seksual

Bota e Yjeve

Deklaroi se është transgjinor, Elliot Page zbulon arsyen e fortë pse e ndjeu të domosdoshme të zbulonte orientimin e tij seksual

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:44
Elliot Page

Para pak kohësh, aktori Elliot Page deklaroi se është transgjinor. Së fundmi, ai vendosi të fliste më gjerë për këtë vendim në një intervistë me Oprah Winfrey.

Pasi rrëfeu orientimin seksual me anë të publikimit të një letre, 34-vjeçari ka ndryshuar tashmë edhe emrin në Instagram, duke i dhënë fund kohërave kur jetonte si një vajzë, shkruan “Page Six”.

“Unë ua kam shprehur këtë njerëzve në jetën time më përpara se ta postoja atë letër dhe t’u thosha njerëzve për herë të parë dhe duke e ditur që doja të ndihesha rehat me veten dhe të isha në gjendje të shkoja në atë pikë,“- tha ai.

Image

Aktori i “Akademisë Umbrella” vazhdoi të përshkruajë ndjenjën “e mbyllur për kaq shumë kohë”, duke shtuar: “Unë kam dalë publikisht si homoseksual para ditëlindjes sime të 27-të dhe deri atëherë nuk kisha prekur kurrë dikë jashtë me të cilin isha dashuruar”.

Page tha që duke pasur parasysh privilegjin e tij dhe duke ditur betejat me të cilat përballen njerëzit, e kishte ndjerë të nevojshme që ta ndante këtë me të gjithë.

Në një intervistë të “Vanity Fair”, Page tha se ndjehej sikur ishte “me të vërtetë i aftë të ekzistonte”.

Image

Page doli si transgjinor në dhjetor të vitit 2020 përmes mediave sociale.

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu.

Image

Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”- ka shkruar ndër të tjera Page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat