Familja e lumtur mbretërore

Bota e Yjeve

Familja e lumtur mbretërore

Nga: Bota sot Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:17
Kate dhe William

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndarë disa pamje të papara nga jeta e tyre familjare me një video të sinqertë për të falënderuar mbështetësit për dërgimin e mesazheve të mira në përvjetorin e dhjetë të martesës së tyre.

Klipi u postua në faqen e @kensingtonroyal në Instagram me një mesazh shoqërues i cili lexonte: Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira në përvjetorin e martesës sonë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për 10 vitet e mbështetjes që kemi marrë në jetën tonë si familje. W & C".

Në këtë videon të shkurtër, shiheshin Kate Middleton, Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Ata ishin duke shijuar disa momente të mira në ambientin e jashtëm./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat