U bë nënë, aktorja fotografohet për herë të parë me të birin

Bota e Yjeve

U bë nënë, aktorja fotografohet për herë të parë me të birin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:48
Oyku Karayel

Pak javë më parë aktorja e njohur turke nga telenovelat që janë transmetuar edhe në vendin tonë, Oyku Karayel u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me këngëtarin Can Bonomo dhe çifti i vendosi vogëlushit emrin Roman.

Së fundmi Oyku dhe Can janë fotografuar për herë të parë me bebushin e tyre teksa kishin shkuar për një vizitë rutinë.

“Gjithçka po shkon shumë mirë”-thanë ata për “Sabah” teksa Can shtoi: “Të jesh baba qenka një ndjenjë e mrekullueshme”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat