Shpat Kasapi feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga gjysma e zemrës

Bota e Yjeve

Shpat Kasapi feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga gjysma e zemrës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:35
Shpat Kasapi, Selvija

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vite jetë.

Artisti ka marrë urime të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është i partneres, Selvije Jao. Kjo e fundit ka postuar sapo akrepat shënuan 00:00 një foto shumë romantike, shoqëruar me disa fjali shumë të ëmbla.

Ndër të tjera, partnerja e Shpatit thotë se jeta e saj nuk do të ishte e tillë pa të, pasi ai e plotëson.

Selvija i lutet të mos ndryshojë asnjëherë dhe të jenë të lumtur gjithë jetën.

“Urime ditëlindjen burri im
Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.
I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.
Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.
Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.
Mbreti im ti,më je bekim!
Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!
Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!
Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!
Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!
Të dua më shumë se veten burri im”, shkruan ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SELVIJE JAO (@selvije.jao)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat