Joe Jonas dhe Sophie Turner urojnë njëri-tjetrin në përvjetorin e martesës

Bota e Yjeve

Joe Jonas dhe Sophie Turner urojnë njëri-tjetrin në përvjetorin e martesës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:21
Joe Jonas dhe Sophie Turner

Në muajin maj të vitit 2019, aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Së fundmi ata kanë festuar dy vjetorin e martesës dhe për këtë ditë speciale ata kanë zgjedhur që t’i bëjnë urimet më të ndjera njëri-tjetrit.

Këngëtari ka publikuar një foto ku dyshja shihet duke festuar këtë ditë në një pishinë, krahas së cilës ka shkruar:

“2 vite martesë. Të dua”

Image
Insta

Nga ana tjetër Sophie është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit momentet e tyre më të veçanta përgjatë këtyre viteve dhe na i shkriu zemrat të gjithëve.

Mirëpo, kjo marrëdhënie s’ka qenë aspak e njëjtë në fillim, le të mos themi e kundërta e asaj që janë sot!

Para se ta njihte, Sophie mendonte se Joe ishte një “trap”, siç ajo ka treguar vetë kohë më parë për revistën “Elle”.

Aktorja e “Game Of Thrones” nuk kishte qenë aspak fanse e Jonas, deri në momentin që e kishte takuar atë.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.

Kujtojmë se para një viti dyshja u bënë prindër për herë të parë. Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Willa.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat