Luan rolin e një homoseksuali në film, Harry Styles fotografohet duke shkëmbyer puthje pasiononte me aktoren e njohur gjatë xhirimeve

Bota e Yjeve

Luan rolin e një homoseksuali në film, Harry Styles fotografohet duke shkëmbyer puthje pasiononte me aktoren e njohur gjatë xhirimeve

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:12
Harry Styles

Sipas “Daily MAil, ylli i “One Direction” portretizon oficerin e policisë homoseksual, Tom Burgess në dramën për LGBT, ndërsa Emma, ​​25 vjeç, do të luajë gruan e tij, që është mësuese, Marion.

Të martën, Harry, i cili thuhet se do të filmojë skena seksi mes homoseksualëve, veshi një uniformë policie ndërsa xhirohej një skenë në natyrë së bashku me të dashurin e tij në ekran David Dawson, në Brighton.

Filmi bazohet në romanin e Bethan Roberts dhe përqendrohet në oficerin e policisë Tom, i cili është homoseksual, por i martuar me Marion për shkak të paragjykimeve. Ai vazhdon të ketë një lidhje me Patrick Hazelwood (David).

Image

Harry dhe David filmuan një skenë ku personazhet e tyre i prezantohen njëri-tjetrit.

Më pas, këngëtari dhe Emma duket se po xhironin një skenë të tensionuar, kur aktori e mori aktoren në krahë dhe më pas i dhuroi një puthje pasionante.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat