Brenda shtëpisë 17.5 milionë dollarëshe të Chrissy Teigen dhe John Legend

Bota e Yjeve

Brenda shtëpisë 17.5 milionë dollarëshe të Chrissy Teigen dhe John Legend

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:14
Chrissy Teigen dhe John Legend

Chrissy Teigen dhe familja e saj janë zhvendosur zyrtarisht në rezidencën e Beverly Hills që e blenë për 17.5 milion dollarë.

Modelja postoi në rrjete sociale foto të shtëpisë luksoze, të sapo rinovuar, ku shihej duke u relaksuar brenda dhomës së saj të sofistikuar.

Chrissy dhe burri i saj, John Legend kanë qenë të zënë me rinovimin e shtëpisë në Beverly Hills që prej blerjes së saj vitin e kaluar.

Rezidenca prej 10 700 metra katrorë ka shtatë dhoma gjumi, 11 banjo, një teatër filmi LED dhe bodrum vere me 300 shishe.

Kujtojmë që dyshja e famshme ka kaluar disa muaj të vështirë pas humbjes së fëmijës së tyre të tretë. Modelja e humbi fëmijën në javën e 20-të të shtatzanisë dhe këtë humbje të madhe e ndau me ndjekësit e saj, për të cilën është kritikuar shumë.

Image
Chrissy Teigen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat