Fustani i Anxhela Peristeri në Eurovision është dizenjuar nga stilistët Kujta dhe Meri

Bota e Yjeve

Fustani i Anxhela Peristeri në Eurovision është dizenjuar nga stilistët Kujta dhe Meri

Nga: Maksim Gjoka Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:50
Anxhela Peristeri

Konkursi i përvitshëm muzikor merr gjithnjë vëmendje nga e gjithë bota për këngët që paraqiten, por rendesi e veçantë përqendrohen edhe tek veshjet.

Mësohet se këtë vit Anxhela Peristeri ka zgjedhur dizajnerët kosovarë Kujta dhe Meri për t’i besuar imazhin e saj në Eurovision i cili mbahet për pak ditë

Tashmë të dëshmuar, Kujta dhe Meri janë ndër emrat më të përmendur në mbarë botën për sukseset, vlerat, krijimtarinë dhe stilin e tyre unike .

Dizajneret Kujta & Meri u futën në historinë e artit tê veshjet Hautecouture në Hollywood tek filmi muzikor i Mbretereshes Beyonce siç quhet nga mbarê globi. Kujta & Meri janë  të parët dizajnerë shqiptarë ku arriten në majën e Hollywood duke paraqitur artin e tyre në veshjet e shumë artistëve botrorë po ashtu në Bollywood Parineeti Chopra ku veshja e dizajnuar nga dy shqiptaret Kujta & Meri  u zgjedh veshja më e mirë FilmFare Award 2018. Po ashtu veshja e radhëd i vuri majën sukseseve te Kujta & Meri ne BD Diddy super star Beyonce veshi fustanin e zi me gur të çmuar kristali dhe nje art i vertete ku u zgjodh veshja më e mirë në event dhjetor/2019 ku të gjitha mediat botërore ishin fokusuar tek emri i dy dizajnereve Shqiptare Kujta & Meri

Ndërsa Diva Beyonce nuk u ndal me kaq, ajo tashmë është ndër adhurueset me të zjarrta te stilit dhe e dashuruar në artin Kujta & Meri. Ajo per filmin e saj muzikor "Black is King '' në rolin e saj Mbreteresha me ngjyre ju besoj pikerisht dy dizajnereve më të talentuar shqiptar Kujta dhe Meri ku kishin projektin e përbashket me Beyonce qe zgjati 1 vit e gjysem . Veshja u cilesua nga kritikë  dhe historianë te Modes ne mbarë botën si veshja më e mirë dhe u zgjodh po ashtu per Cover te albumit filmik "Black is King"

kur bëhet fjalë për zgjedhjen e Artit të vërtetë, Kujta & Meri nuk i lënë vend askujt. E këtë herë ata të dy kanë veshur artisten Anxhela Peristerin ku ka nisur të marrë shumë lëvdata në provat gjysën finale edhe për super veshjen e saj në skenë.

Image
Anxhela Peristeri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat