“Perandoria” e Kylie Jenner do i kalojë vajzës së saj 3-vjeçare vetëm nëse … Milionerja tregon vendimin që ka marrë për pasurinë e saj

Bota e Yjeve

“Perandoria” e Kylie Jenner do i kalojë vajzës së saj 3-vjeçare vetëm nëse … Milionerja tregon vendimin që ka marrë për pasurinë e saj

Më: 19 maj 2021 Në ora: 14:28
Kylie Jenner

Perandoria e Kylie Jenner do t’i kalojë vajzës së saj Stormi Webster, nëse 3-vjeçarja do e dëshirojë këtë.

Biznesmenja milionere është shprehur se një ditë shpreson që markën e saj “Kylie Cosmetics”, t’ia trashëgojë të bijës.

23-vjeçarja hapi kompaninë për herë të parë në vitin 2015, në një moshë të vogël dhe arriti që ta kthejë në një biznes të suksesshëm, që i dha statusin e milioneres.

Image

“Stormi është trashëgimtarja ime. Po e rris që të bëhet e zgjuar, e mirë dhe drejtuese e zonja. Ndoshta do të marrë Kylie Cosmetics një ditë, vetëm nëse ajo dëshiron,”– tha Jenner për “TMRW”.

Më pas shtoi: “Të bëhesha nënë ishte ndryshim i madh për mua. Jam rritur aq shumë dhe vazhdoj të rritem çdo ditë. Më pëlqen të mësoj dhe po përpiqem të jem një person i mirë.”

Kylie Jenner foli edhe për nënën dhe motrat e të famshme, duke thënë se janë shembulli i saj.

Image

“Të rritesha duke parë nënën dhe motrat e mia më të mëdha, ishte thjesht e pabesueshme. Të shikoja nënën time duke ruajtur ekuilibrin mes punës dhe mëmësisë, ajo është thjesht gruaja më e arrirë që njoh. Ajo bëri vërtet një punë të mirë me mënyrën sesi na rriti. Ndaj këtë gjë dua t’ia kaloj Stormit, për të qenë e fortë dhe e pavarur”– tha 23-vjeçarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat