Simon Cowell kritikohet ashpër pasi nuk e mori në menaxhim Dua Lipën në fillimet e karrierës

Bota e Yjeve

Simon Cowell kritikohet ashpër pasi nuk e mori në menaxhim Dua Lipën në fillimet e karrierës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:23
Dua Lipa

Prezantuesi televiziv i ka dhënë një vërejtje CE0-së së X Factor.

Greg James ka akuzuar Simon Cowell për humbjen e mundësisë së të pasurit nën menaxhim Dua Lipën në kompaninë e tij Syco Entertainment vite më parë.

DJ i njohur zbuloi në edicionin e së martës në Radio 1 Morning Show se këngëtarja 25 vjeçare, ishte shfaqur në një reklamë për spektaklin X Factor në vitin 2013, ku ajo këndoi shkurt këngën Lost In Music për të promovuar audicionet e këtij spektakli.

Duke diskutuar videon e rishfaqur, Greg tha:”Unë e di që Simon Cowell nuk ka nevojë për para – por ajo ishte mu nën hundën e tij dhe ai nuk e mori nën menaxhim”.

Dua në reklamën për X Factor shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj ndërsa rrinte në lavanderi përpara se të dilte në audicionet e X Factor. Simon nuk ishte pjesë e panelit gjykues të shfaqjes në vitin 2013, kur edhe u xhirua reklama.

Image

Gary u bashkua me Louis Walsh, Sharon Osbourne dhe Nicole Scherzinger, dhe kuarteti mund të shihej në fund të reklamës duke parë me entuziazëm Duan teksa interpretonte.

Dua ishte një modele në kohën kur bëri reklamën, dhe pas paraqitjes së saj në të ajo nënshkroi një kontratë me Tap Management dhe më pas vazhdoi të nënshkruante një marrëveshje me kompaninë e madhe Warner Bros. Records në vitin 2014.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat