E rrallë për Victoria Beckham, stilistja gabon me kombinimin!

Bota e Yjeve

E rrallë për Victoria Beckham, stilistja gabon me kombinimin!

Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:06
Victoria Beckham

Britania mezi po e priste “çlirimin” nga masat anti Covid, dhe sapo ato të lehtësuan, anglezët vërshuan në festime. Victoria Beckham e kremtoi dhe ajo zbutjen e kufizimeve me një drekë me rastin e ditëlindjes së të atit, Tony.

Ish ylli i Spice Girl kishte zgjedhur një veshje që anonte më shumë nga elegantja, por që disave nuk u pëlqeu dhe aq ( aq më tepër duke pasur parasysh standardet e stilistes).

Victoria kishte zgjedhur një pallto të lehtë në nuancat e grisë dhe një fund më pala të së njëjtës ngjyrë dhe të njëjtit material.

Këmisha ngjyrë krem me element bojë tulle shkonte me çantën që ishte në të njëjtat ngjyrë, por aspak me çizmet e zeza të rrudhosura deri tek gjuri! Disa ndjekësve të paktën nuk u pëlqeu dhe aq.

Victoria Beckham mbetet sidoqoftë mjaft e vlerësuar për stilin e saj elegant, një fashionista e vërtetë nga e cila i kthejnë sytë të gjithë kur vjen fjala për leksione në këtë drejtim!

Image
Victoria Beckham
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat